Sorry, no posts matched your criteria.

Kush tha që vetëm vajzat ndryshojnë pas ndarjes? Alex Rodriguez bën ndryshimin në pamje që i la pa fjalë të gjithë

Alex Rodriguez ka ndarë një foto ku tregon ndryshimin e tij të madh nga dhjetori i vitit 2020 deri në prill të vitit 2021.

Sigrisht, ndryshimi është mëse i dukshëm dhe ndjekësit e kanë komplimentuar për vullnetin e fizikun e tij të ri.

Pas aludimeve të shumta dhe përpjekjeve të tyre fillestare për t’i mohuar këto lajme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen.

Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com