Sorry, no posts matched your criteria.

43-vjeçari flet për një të vërtetë që e mësoi pas pesë 5 vitesh martesë: Gruaja sapo më tha se ka kryer marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e saj

Rubrika “Dear Deidre” e “The Sun” sjell historinë e një 43-vjeçari, i cili mëson se është tradhtuar pesë vite më parë nga bashkëshortja e tij.

“Gruaja ime më tregoi se ka kryer marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e saj, pesë vite më parë. Më tha se ka ndodhur vetëm një herë dhe se u ndje tmerrësisht keq pasi kishte ndodhur.

Nuk e di pse vendosi të rrëfehej. I thashë se mund të më tregonte diçka, por tani mendoj se mund ta kishte mbajtur këtë sekret për vete.

Situata më ka shkatërruar vetëbesimin dhe tani nuk besoj më në marrëdhënien tonë. Çdo gjë është prekur, përfshirë jetën tonë seksuale apo afërsinë që kishim me njëri-tjetrin.

Unë jam 43-vjeç dhe gruaja ime është 41. Kemi tetë vite të martuar dhe para se të mësoja tradhtinë, nuk kisha qenë kurrë më i lumtur.

Më ka kërkuar vazhdimisht falje, por sa herë që e bën, ia hedh poshtë. Nuk di si t’i besoj tani.”

“Dear Deidre” thotë:

“Do të ishte tragjike të prishnit martesën tuaj për një gabim, sigurisht, të madh. Keni humbur besimin, por është e mundur ta rindërtoni nëse të dy e dëshironi diçka të tillë.

Duket se ajo është penduar vërtetë, prandaj ja vlen ta provoni”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com