Çfarë i bëri bashkë sërish Soni Malajn dhe Flor Mumajesin?
Soni dhe Flori ishin një nga çiftet më të pëlqyer të asaj kohe sidomos kur dhanë puthjen e tyre në Këngën Magjike.
Ndarja e tyre bëri një bujë të madhe dhe ishin kryefjala e mediave rozë për një kohë të gjatë.
Mirëpo diçka ka ndodhur që pas kaq shumë kohe që nuk kishin asnjë kontakt me njëri-tjetrin, krejt papritur bëhën bashkë.
Soni do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e “Këngës Magjike” dhe për projektin e saj ka trokitur në studion e “Three dots”.
“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”- tregoi Soni për produksionin e spektaklit.
Kënga e saj titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.
Rikujtojmë se Soni ka marrë pjesë 9 herë në festivalin e “Këngës Magjike” dhe ka shkëlqyer në çdo dalje të sajën. Ndaj, jemi të bindur se këngëtarja do të shkëlqejë sërish po aq fort dhe jemi tepër kuriozë të dëgjojmë këngën me të cilën do të përfaqësohet, si ‘bashkëpunim’ me “Three Dots”.