Bëri vaksinën kundër Covid-19, Valdrin Sahiti tregon simptomat që po përjeton
Valdrin Sahiti, personazhi i njohur, ka bërë vaksinën kundër Covid-19.
Ai e ndau këtë moment me ndjekësit e tij në Instagram ku po merrte vaksinën AstraZeneca në stadiumin “Air Albania”.
Së fundmi, ai ka reaguar në rrjetet sociale teksa ka folur për problemet shëndetësore që i janë shfaqur pas vaksinimit.
“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë ai.