Fotot flasin vetë! Padyshim Hande dhe Kerem janë bashkë
Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një nga dyshet më të komentuara të aktorëve. Ato janë përfolur për një lidhje të mundshme jashtë botës së televizionit.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar as komentet flirtuese mes tyre, që gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen e fansave të dyshes. Ndërkohë së fundmi dyshimet për romancë janë shtuar, pasi aktorët kanë publikuar foto nga i njëjti vend me pushime. Xhirimet e serialit kanë përfunduar, sepse sezoni u mbyll ditën e shtunë.
Sa herë janë përfolur për marrëdhënien e tyre, Hande dhe Kerm i kanë hedhur poshtë dyshimet e fansave. Ata janë shprehur se kanë bërë thjesht punën e tyre dhe se u bënë miq të mirë gjatë xhirimeve të serialit. Nga ana tjetër kujtojmë se lidhja e dyshes ka kaluar në një tjetër nivel prej kohësh, sepse në rrjetet sociale ndiqen prej kohësh edhe prindërit e tyre.