Ana dhe Arsimi nuk ndalojnë së “thumbuari” njëri-tjetrin
Ana dhe Arsim janë një nga dyshet më të komentuar të momentit. Atëhere kur gjithçka po shkonte mirë dhe më fund menduam se kishte një dashuri të vërtetë midis tyre, çifti u nda.
Kjo në fakt është bërë e ditur nga vetë Ana, madje Ana ishte ajo që në një farë mënyre e pranoi e para lidhjen.
Mirëpo kjo ndarje erdhi kur Arsimi iku në Zvicër. Ishte Ana ajo që e përcolli për në aeroport, por se çfarë ka ndodhur më mbrapa kjo mbetet për t’u zbuluar.
Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.
Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.
“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.