Ana Kauri thumbon Olën: Është bërë mjeshtre
Ana Kauri, ish-konkurrente e “Për’puthen”, ka komentuar në një postim të nxjerrë nga stafi i “Për’puthen.
Ajo ka thumbuar Olën duke thënë se bën strategji.
“Mevlani mendon se Ola bën strategji, për të ndarë Muratin nga Sindi.”- shkruhej në video, ndërsa Ana Kauri ka mbështetur mendimin e Mevlanit, duke u shprehur se tashmë ka nisur t’i kuptojë të gjitha dhe askush s’ia hedh dot më.
“Është bërë mjeshtër Mevlan Shaba, nuk ia hedh dot më njeri.”- ka shkruar Ana, duke hedhur kështu një thumb për konkurrenten e re.