Atdheu ka një mesazh për konkurentët: I mora këlysha dhe i rrita
Atdheu është rikthyer në “Për’puthen” me kërkesë të vajzave në studio, por dhe me dëshirën e publikut.
Rikthimi i tij nuk është pritur mirë nga konkurrentët e tjerë dhe sidomos pas daljes në takim me Antonelën, i kanë quajtur të dy aktorë dhe dyfytyrësha.
Më i prekuri nga rikthimi i Atdheut është padiskutim Blerimi, i cili ka treguar pëlqim për Antonelën, madje dhe kjo e fundit gjithashtu.
Por gjithçka ndryshoi sa hap e mbyll sytë.
Ai i quajti të dy këta konkurrentë aktorë të zotë, duke treguar se nuk beson tek ndjenjat e tyre.
Po ashtu edhe Sindi iu hodh në sulm çiftit, duke pasur gjithashtu një përballje katër minutëshe me Atdheun.
Ajo e akuzoi konkurrenin se po gënjen dhe po bën lojë me Antonelën, ndërsa Atdheu i tregoi se tashmë s’kishte më të njëjtin pëlqim për Sindin.
Të gjithë konkurrentët që i dolën “kundër”, Atdheu i ka thumbuar pak orë më parë me një status në InstaStory.
“I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël.”- shkruan ai në postim, pa u zgjatur më tepër dhe pa përmendur emra konkretë.