Arsimi thumbon sërish Anën: Duhet korrigjuar pak kjo pjesa…
Arsimi, ish-konkurrent i “Për’puthen”, i është future muzikës si shumë konkurrentë të tjerë.
Mirëpo mesa duket ai ka vendosur t’i dedikojë një këngë Anës, ish-partneres së tij.
Ata patën së bashku një romancë të shkurtër dhe mesa duket i kanë dhënë fund lidhjes së tyre njëherë e përgjithmonë.
Në InstaStory, Arsimi ka ndarë me ndjekësit këtë pjesë, teksa shkruan:
“Bon be? Se më ke dasht? Të uroj më të mirat beba.
Sardi, tani vëlla duhet me e korrigju njëçikë këtë pjesë.”
Kujtojmë që para disa ditësh dyshja po i dedikonin njëri-tjetrit disa postimë në Instagram.
Si fillim, ishte Ana ajo që ngriti aludimet për ndarje, pasi u shpreh se ishte konfuze për ndjenjat e saj.
“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e pyeti një nga ndjekësit.
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, iu përgjigj Ana.
Më pas edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:
“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.