Big Basta rrëfen: Nuk jam rehat po më hanë shpirtin
Big Basta, reperi i njohur, gjithmonë ka lanccuar hite. Mirëpo prej kohësh ai ka vendosur të qëndrojë larg muzikës duke vazhduar një jetë të re në Zelandën e Re së bashku me Vesën dhe djalin e tyre, Lianin.
Ai ka rrëfyer se e mori këtë iniciativë për të birin, për t’i siguruar një jetë më të mirë që Shqipëria s’ia ofronte dot.
Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit një video në të cilën Big Basta shprehet i revoltuar për pothuajse gjithçka që ndodh në vendin tonë.
“Shifi mi jeta këto detajet e vogla që bëjnë diferencën, më vjen të qaj. Se thonë pastaj ju që jeni jasht jeni rehatë keni shpëtuar. Nuk jam rehat po më hanë shpirtin. Sa shumë i komplikojm gjërat, ne të gjithë si boba me makina të fundit dhe pastaj themi shteti nuk po bën asgjë. Turp të keni merreni vetë situatën në dorë”, iu drejtua Big Basta të gjithë shqiptarëve.