Sorry, no posts matched your criteria.

I shëndetshëm, por ky ushqim po na shkakton pagjumësi!

Kur flitet për mënyrën sesi dieta ushqimore ndikon në gjumin e mirë, disa nga faktet që dimë të gjithë janë shmangia e kafeinës disa orë para orarit të fjetjes dhe e sheqerit apo e alkoolit.

Por ka edhe disa ushqime shumë të shëndetshme që në mënyrë surprizuese duhet t’i limitoni para gjumit. Nada Milosavljeviç, një mjeke e trajnuar në Harvard, thotë se konsumimi i çdo gjëje me nivel të lartë proteinash para gjumit mund të ndikojë te ai.

Arsyeja është se merr shumë kohë tretja e ushqimeve me proteina. “Duhet shumë fuqi në tretjen e ushqimit. Kjo gjë kërkon që qarkullimi i gjakut të drejtohet në atë pjesë të trupit”, shkruhet në studim.

Nga ana tjetër, studimi tregoi se ngrënia e vaktit të pasur me proteina disa orë përpara se të shtriheni mund të rrisë atë ndjesinë e përgjumjes. Koha është gjithçka!

Burimi: Byrdie

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com