Sorry, no posts matched your criteria.

Sekretet e ditës dhe natës, për të qenë të bukur

Për të qenë të bukur asnjëherë nuk duhet të lini gjithçka në dorë në natyrës dhe është e nevojshme që edhe ju të kujdeseni për veten tuaj.

Receta për të arritur është shumë e thjeshtë: ushtrime dhe mesazhe çdo ditë. Dita duhet të nisë e qetë dhe të mbyllet duke qenë të çlodhur. Rezultati? Lëkurë e freskët dhe e shkëlqyeshme gjatë gjithë ditës.

Sekretet e ditës

Gjithçka varet nga mënyra se si zgjoheni. Nëse dita juaj nis në mënyrë të këndshme, do të jeni e mbushur me energji dhe kështu lëkura juaj do të ketë një pamje më të bukur dhe të tonifikuar. Për të arritur këtë mjafton vetëm pak kujdes.

1. Një zgjim i qetë

Vendosi dy alarme zgjimi me një distancë kohore 10 minuta nga njëra-tjetra. Kjo është koha që i duhet trupit për të kaluar butësisht nga gjendja e gjumit në zgjim. Pranë shtratit mbani një gotë me ujë për t’i hedhur disa pika ujë fytyrës, në qafë dhe te krahët, shkruan “bota sot”.

Kjo do t’ju japë një ndjesi freskie dhe do të ndihmojë edhe lëkurën të zgjohet. Më pas, pini një gotë ujë para se të keni ngrënë mëngjes, pasi kjo do t’ju ndihmojë të pastroni organizmin nga toksina e akumuluara.

2. Bëni pak gjimnastikë

Ngrihuni nga shtrati ngadalë dhe pa u sforcuar. Kur të jeni ngritur në këmbë hapni krahët duke i larguar ato sa më shumë të jetë e mundur. Më pas drejtoi lart, mbi kokë, sikur doni të kapni diçka që është shumë lart jush. Qëndroni kështu për 20 sekonda dhe më pas çlodhuni.

Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të largoni mpirjen e trupit, të ç’tendosni shpinën dhe kurrizin si dhe të tërhiqni sa më shumë të jetë e mundur shtyllën kurrizore.

3. Frymëmarrja

Hapni dritaret për të lejuar ajrin e pastër në futet në dhomë. Ndërkohë rrotulloni krahët e mbledhur në mënyrë që të ç’tendosen shpatullat. Mbi kokë vendosni një peshqir dhe qëndroni në këtë pozicion, duke marrë frymë dhe e nxjerrë atë qetësisht të paktën 2 minuta.

Gjatë dushit ujit duhet të hapet në maksimum në mënyrë që të bjerë mbi lëkurën tuaj me forcë. Këshillohet që të mos laheni me ujë të nxehtë. Sa më i freskët të jetë aq më shumë tonifikon lëkurën e trupit. Pak esencë eukalipti, e derdhur në vaskë apo në banjë, do t’ju ndihmonte të merrnit frymë më lirshëm.

4. Përdorni kremrat

Pas dushit fshihuni me një peshqir të ashpër, duke e fërkuar lëkurën me forcë, në mënyrë që të ndihmoni qarkullimin e gjakut. Pasi të fshiheni masazhoni trupin me një krem hidratues apo me një esencë aromatike. në këtë mënyrë do të keni një zgjim të këndshëm, do të jeni gati për ditën e gjatë dhe lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e shkëlqyeshme.

Sekretet e mbrëmjes

1. Banjë çlodhëse

Pas ditës së gjatë të punës është shumë e nevojshme të bëni një banjë çlodhëse, shumë e rëndësishme për të gjithë trupin.

Mund të zgjidhni një pushim të gjatë në vaskë apo një dush të shpejtë. Sido që të jetë preferenca juaj asnjë ditë nuk duket të hiqni dorë nga dushi pas pune.

2. Masazh për barkun

Masazhoni barkun përreth kërthizës me lëvizje në formë rrethore të paktën për 2 minuta. Këtë gjë mund ta bëni ndërsa jeni duke u larë në vaskë apo në dush.

Ky është masazhi që femrat aziatike u bëjnë fëmijëve të tyre për të pushuar së qari si dhe për t’i ndihmuar të flenë shpejt.

3. Masazh për kokën

Pasi të keni larë dhe shpëlarë mirë kokën masazhoni rrënjët e flokëve duke kruar lëkurën e kokës me shumë delikatesë. Më pas, tërhiqini flokët lehtë dhe pas pak nisni sërish masazhin.

Kjo është një teknikë indiane që ka një efekt të jashtëzakonshëm për çlodhjen e menjëhershme të të gjithë trupit.

4. Një çaj qetësues

Para se të shtriheni këshillohet të pini një çaj të ngrohtë më bazë bimësh. Pasi çaji të jetë gati hidhni një lugë mjaltë dhe lëreni të ëmbëlsohet për pesë minuta, më pas është gati për t’u pirë. çaji në mbrëmje është qetësuesi ideal për t’u çlodhur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com