Bashkëshorti i Adelina Tahirit bën ndryshimin drastik në look
Adelina Tahiri po shijon martesën e saj e avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Këngëtarja është shprehur se është shumë e lumtur dhe e dashuruar.
Çifti u bënë prindër për herë të parë me një djalë të cilin e quajtën Jon.
“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëj, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për Prive.
Kohët e fundit është vënë re një ndryshim drastik në pamjen e bashkëshortit të Adelinës.
Ai jo vetëm që ka nisur të mbajë mjekër, por gjithashtu ka mbjellë edhe flokët duke i zbritur shumë vite moshës së tij.