Sorry, no posts matched your criteria.

Jennifer Lopez heq unazën e fejesës dhe nisën sërish aludimet që çifti është ndarë

Prej kohësh, lajmi se Jennifer është ndarë nga Alex mori dhenë.

Shumë burimë “të sigurta” thanë se ato janë ndarë përfundimisht nga njëri-tjetri dhe pse kjo ishte e habitshme pasi dyshja nuk i kishte fshirë fotot që kanë së bashku.

“Ata nuk u ndanë asnjëherë përfundimisht dhe s’kanë folur për këtë, por janë ende bashkë. Po kalojnë një rrugë të vështirë, por nuk janë ndarë”, tregoi burimi për “People”.
Ajo po punon në republikën domenikane ndërsa Arod ndodhet në Miami dhe për dyshen është e vështirë të shihen dhe takohen për momentin edhe për shkak të situatës së pandemisë.
Një burim tjetër ka treguar se me këtë periudhë të vështirë për dyshen nuk lidhet asnjë person i tretë siç është spekuluar. Ata po përpiqen të rregullojnë gjërat mes tyre.

Mirëpo më vonë Alex Rodriguez i hodhi poshtë këto zëra pasi fluturoi drejt Republikës Dominikane për të qëndruar pranë Jennifer Lopez, teksa ajo po xhironte një projekt të ri. Gjithashtu në media u publikuan disa foto paparaci, ku ata të dy shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, diçka që tregonte të kundërtën e zërave për ndarje. Por tani që Jennifer u shfaq pa unazë dhe Alex nuk tha as gjysmë fjale për të, nuk e dimë se si do të justifikohen..

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com