Sorry, no posts matched your criteria.

Rozafa dhe Gent Fatali prindër për herë të parë?!

Gent Fatali dhe Rozafa prej 2 vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie me njëri-tjetrin. Rozafa ka ndarë në instagram një foto me Gentin, në të cilën ata shfaqen shumë të afërt. Poshtë fotos ajo ka shkruar “3”.

Pikërisht numri tre ka tërhequr vëmendjen dhe i ka bërë fansat të dyshojnë se dyshja mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Duke qenë se shumë personazhe zgjedhin që të tregojnë se do bëhen prindër përmes ndonjë mesazhi të koduar, ndjekësit menjëherë kanë nisur të ngrenë pyetje për një shtatzëni të mundshme.

“A është ajo çfarë po mendoj unë? Je shtatzënë”, ka komentuar dikush dhe të tjera pyetje të ngjashme kanë pasur.

Rozafa dhe Genti nuk kanë reaguar fare pas këtyre pyetjeve, duke i lënë ende ndjekëist e tyre të aludojnë. Një numër mund të tregojë asgjë, sepse mund të jetë edhe ndonjë përvjetor që ka lidhje me historinë e tyre të dashurisë, ndaj do të na duhet të presim në vijim të mësojmë diçka më tepër.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com