Vetëm një shënim u desh që Fatma të surprizojë Alfion
Fatma dhe Alfion janë një nga çiftet më simpatikë t shoëbizz-it shqiptarë. Ata janë bërë prindër të një djali të cilët e kanë quajtur Noah. Fatma ka rrëfyer se shtatzënia me të voglin e gjeti të papapërgatitur, sepse nuk ishte e planifikuar. Moderatorja tha se u gëzua shumë nga ky lajm, por ju shkatërrua gjithë përditshmëria e saj, që vërtitej rreth punës.
Gjithsesi vetëm një shënim u desh që Fatma të surprizojë dhe t’ia zbukurojë ditën partnerit të saj. Ndonjëherë detajet bëjnë diferencën.
Amore! E di që je vonë, s’ke nevojë të ndalosh për benzinë se i kam hedhur unë. Të dua!”, i ka shkruar moderatorja partnerit të saj.
Alfio e ka ndarë menjëherë shënimin me ndjekësit e tij dhe ka falenderuar Fatmën që i zbukuron mëngjeset me këto gjeste.
“Ma zbukuron çdo ditë me gjestet e tua të ëmbla plot dashuri”, ka shkruar Alfio.