Sorry, no posts matched your criteria.

Historia e gruas që dhunohej nga bashkëshorti tronditi gjithë shqiptarët

Dje në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” është transmetuar një histori tepër e dhimbshme që ka tronditur mbarë shqiptarinë kudo që ndodhen.

Historia e një gruaje që i ka shpëtuar vdekjes mijëra herë, që nga goditjet e tepërta pësoi epilepsi dhe i kishte hequr dëshirën për të jetuar. Gjithashtu ajo shtoi se ai e kishte rrahur për vdekje duke i thyer asaj dhëmbët.

Bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht dhe pasi duroi gjatë, ajo vendosi më në fund të ndahej. Mirëpo, për hir të vjehrrës që e kishte shpëtuar shumë herë nga duart e djalit të saj dhe nga vdekja, Rajmonda kishte vendosur të mos e denonconte atë.

“Më pati thyer telefonin edhe nuk i ishte djegur ekrani. Mora mamin në telefon, djali i vogël e pa. Më tha s’kam fjetur fare sepse tërë natën ka qëndruar te dera duke më mbrojtur mua, më ka fshehur thikat. Djali i vogël qante. Shumë. Pafund. I thoshte vjehrra mos se është gjynah, mos se i cove fëmijët në traumë por ai edhe më shumë. Vinte vjehrra, erdhi dy tri herë. Vjehrra e shkretë ka fjetur te dera. Fli te krevati im se unë do rri te dera që të mos të t’mbysi ty, më tha. Kur iku fshehu thikat. Pastaj mori vjehrra më coi te krevati i saj, më tha merre dhe djalin që të mos sëmuret. Isha shumë keq, më tronditej trupi, kisha ethe. Vjehrra s’kishte ku të më conte se ishte dhe natë. Mbajta mend numrin e mamit, e mora…i thashë nuk e di si do bëj por jam shumë keq, m’u shkrep hemorragji. Më cuan në spital. Më thanë shko denoncoje por më vinte keq për vjehrrën se me mijëra herë më ka shpëtuar jetën”- tregoi Rajmonda mes lotësh, teksa rrëfimi i saj përloti edhe moderatoren e emisionit, Arbana Osmanin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com