Bes Kallaku tregon reagimin epik të gjyshit kur mësoi se kishte rritur çmimin e koncerteve
Bes Kallaku, aktori i njohur dhe tepër i suksesshëm, ka qenë I ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC.
Ai ka folur më tepër për jetën e tij përpara se të bëhej i famshëm ,për vështirësitë që ka hasur në fillim të karrierës, pra me pak fjalë ka folur pa “dorashka”.
Besi nënvizoi se ai ka arritur këtu ku është sot vetëm falë punës së tij.
“Unë jam rritur me gjyshin dhe me gjyshen. Deri në moshë 21-vjeçare kam fjetur me Ijen. Unë në fillimet e mia në Portokalli kam qenë në gjimnaz. Nuk i kisha bërë akoma 18 vjeç. Ikja dhe vija me furgon, me makina të rastit nga Fushë-Kruja. Makinën e parë, golfin dysh ma ka dhënë gjyshi. Ka qenë makina e gjyshit dhe ma ka dhënë. Ai më thoshte gjthmonë që kthe kokën mbrapa dhe shiko nga je nisur për të shkuar në atë punë”, është shprehur Bes Kallaku.
Aktori i njohur ka treguar për këshillat e vyera që i jepte gjyshi, i cili ende sot nuk i harron, por i mban vath në vesh.
“Unë rrija me gjyshin dhe luanim me letra deri në darkë. Por tek shtëpia e vjetër, kanë qenë ato dritaret vetëm me dru. Mirëpo nuk ka patur shtëpi në katund që të mos i hynte i ftohti nga poshtë dritares dhe gjithmonë kemi lënë një batanije tek dritarja gjatë dimrit që të mos futej i ftohti. Duke luajtur me letra me gjyshin, në 2005, më bie telefoni në darkë edhe më merr dikush nga Italia dhe më kërkon koncert në Itali. Unë kisha filluar dhe kisha rritur pak çmimin. Por më përpara kur shkoja nëpër koncerte më linin hotele me një yll e gjysëm ose flija tek ndonjë kurshëri kur shkonim në Greqi, Itali. I them atij personit që më mori në telefon për koncert ‘O vëllai , a e di si është puna? Unë pa 1500 euro nuk vij’. Unë i thoja atij 1500, që po të thoshte ai që është shtrenjtë t’i thoja për 1000 euro. Por që ai pranoi me 1500 euro. Pastaj i thash që ‘të lutem, hotelin e dua me 4 yje’. Ndërsa gjyshi më bie me shpullë pas qafe dhe më tha ‘afroje çik batanijen se po hy i ftohti aty”, ka tregur Besi duke qeshur.