Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit
Don Xhoni, një nga reperët më me zë të momentit, postoi para disa ditësh një foto me armë të tipit Kallashnikov.
Mirëpo menjëherë pas publikimit të fotos, policia shkon në shtëpinë e reperit për kontroll.
Mesa duket në shtëpi nuk kanë gjetur asgjë përderisa nuk ka pasur arrestime.
Don Xhoni ua ka shpjeguar uniformës se armët ishin pjesë e vidioklipit të një kënge që do të vijë së shpejti.