Sorry, no posts matched your criteria.

Debat i ashpër në studio, Sara i kthehet Princit: Më mirë si unë, se zhigolo si ty

Sot në “Për’puthen” ishte takimi i Princit dhe Aristelës. Ata folën për shumë gjëra dhe një nga këto ishte dhe takimi i fundit i Princit që ishte me Jasminën.

Kur të gjithë menduam që ishte një nga takimet më të bukura të bëra dhe që të dy ia kishin kaluar mirë me njëri-tjetrin, Princi na habiti me deklaratën e tij.

Ai tha se takimi me Jasminën i ka lënë një shije e keqe. Normalisht nuk kishte si të mungonte reagimi i Jasminës, por ndërhyn dhe Sara me Antonelën.

“Ça është ajo është i shpifur, si mund ta thuash ashtu”, u shpreh Jasmina.

Ndërsa Princi tha se është ndjerë shumë keq për shkak të Jasminës, sepse ajo i dha një puthje në buzë Andit në ditën e takimit të tyre.

Gjithashtu Princi u përplas edhe me Sarën dhe për këtë arsye ai u largua nga studioja. Princi i tha Sarës se ata të dy nuk mund të dalin kurrë bashkë, sepse ai nuk ka makina luksoze ashtu siç do ajo.

“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh Princi.

“Nuk të vjen turp se ti edhe kësaj tjetrës kështu i the puntatën e kaluar që e do për pasaportën amerikane. Më mirë të jem materialiste se të jem zhigolo si puna jote që ta paguajnë takimin me helikopter. Nuk e ka paguar ai takimin, e di vetë ai kush e ka paguar”, ju kthye Sara.

Pas këtij debati të ashpër, Princi u largua menjëherë nga studio.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com