Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Andit dhe Jasminës/Mos po kriset marrëdhënia midis tyre?

Jasmina dhe Andi janë një nga dyshet më të komentuara për momentin në program. Çdo gjë mes tyre po shkonte mirë, derisa Andi në takimin me Jasminën që u transmetua sot, bëri deklaratën e papritur që i habiti të gjithë.

Ai tha se ka nevojë për pak kohë në lidhje me Jasminën për shkak të disa arsyeve personale dhe se nuk është plotësisht i bindur për deklaratën që bëri për të.

Më vonë gjatë takimit, Jasmina i tha Andit se ushqimi që po konsumonin ishte i shijshëm, ndërsa biseda mes tyre shumë e shëmtuar. Në këtë moment djali nga Kosova u prek nga fjalët e saj dhe menjëherë u largua nga takimi. Këtë vendim ai e sqaroi më pas edhe në studio.

“Në pjesën e parë Jasmina më tha hajde futemi brenda se do sqarojmë disa gjëra, por kjo nuk sqaroi asgjë vetëm hëngri piu, kam qenë vetëm unë që fola gjithë kohës”, tha Andi.

Më pas u transmetua një pjesë pas largimit të Andit, ku Jasmina u shfaq si kurrë më parë e përlotur.

“I kam thënë mos më lër vetëm dhe unë e gjej veten në një situatë që nuk e kam gjetur kurrë as jashtë dhe në asnjë vend”, tha Jasmina mes lotësh.

Pas këtij momenti, Andi u ngrit dhe e puthi Jasminën në mes të studios, si për të vendosur paqe mes tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com