Vanessa Bryant i dedikon një tatuazh të bijës së ndjerë
Ajo publikoi në Instagram disa foto për të treguar tatuazhin e saj të ri në pjesën e poshtme të krahut të djathtë.
“Mambacita”, ka shkruar ajo në krahë, teksa tek shkronja i është bërë një zemër dhe një flutur në fund të fjalës.
Kjo ishte nofka me të cilën ata i thërrisnin vajzës së ndjerë, ndaj ajo shkroi këtë fjalë në krahë. Vanessa publikoi edhe disa video gjatë procesit të bërjes së tatuazhit dhe ka marrë shumë komplimenta nga ndjekësit e saj, që e kanë pëlqyer shumë idenë.
Kujtojmë që, Kobe Bryant dhe Gianna ndërruan jetë së bashku me 9 persona të tjerë pas një përplasje fatale me aeroplan në 26 janar të 2020-s.
Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për revistën “People”, Vanessa u shpreh se dhimbja për humbjen e bashkëshortit dhe vajzës është shumë e madhe, por duhet të vazhdojë përpara për fëmijët e tjerë.
“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, ka thënë Vanessa.