Sorry, no posts matched your criteria.

Taylor Swift dhuron një shumë të majme për një familje në nevojë

Taylor Swift, këngëtarja e famshme, së bashku me nënën e saj kanë bërë një gjest vërtet human. Kanë dhuruar 50 mijë dollar  për të ndihmuar një grua të quajtur Vickie Quarles dhe 5 vajzat e saj.
Quarles humbi bashkëshortin dhe babanë e vajzave, Theodis Ray në dhjetor të vitit të shkuar pas betejës me Covid-19. Mikja e ngushtë e Vickie-t ka konfirmuar se Taylor dhe nëna e saj dhuruan mijëra dollarë.

Ndërsa në një prononcim për “E! News”, Vicki është shprehur shumë mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar veçanërisht për Taylor dhe nënën e saj.

“E vlerësoj shumë shënimin e ëmbël që kishin lënë, më ngrohu zemrën. Rruga nuk do të jetë më e njëjtë pa Theodis, por shpresoj që të vazhdoj t’i rri vajzat e mia me aq dhembshuri dhe përkujdesje sa ju”, ka thënë Vickie Quarles.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com