Sorry, no posts matched your criteria.

Aleksia “vulos” lidhjen me Romeon

Prej disa muajsh po qarkullonin lajme se Romeo Veshaj është në një marrëdhënie me Aleksian dhe kjo e fundit publikon një foto me një djalë,fytyra e të cilit nuk dallohet mirë, por ka ngjashmëri me Romeon.

Aktori i humorit i dha fund lidhjes me Jonida Maliqin dhe siç mund ta shohim po e kalon shpejt “dhimbjen” sa mund te themi që ka nisur një romancë të re dhe po e shijon në maksimum.

Mesa duket çifti e vazhdon akoma lidhjen e tyre sepse vetëm disa ditë më parë të dy postuan foto nga Vlora. Mos valle çifti ka nisur bashkëjetesën?!

Aleksia Peleshi publikoi në Instagram një foto, në të cilën shihej përkrah aktorit të humorit. Ajo e kishte mbuluar fytyrën e tij me kapuçin e bluzës, por kuptohej qartë se djali në foto ishte Romeo Veshaj. Nga fotografia dallohej që ata ishin në një ambient shtëpie dhe të dy shiheshin të veshur me veshje sportive. Teksa Aleksia nuk ka nguruar të ndajë të tilla imazhe në rrjete sociale me Romeon, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë deri më sot për lidhjen e re.

Së fundmi, Romeo ka publikuar një video në bregdet teksa hidhet në një mënyrë disi të rrezikshme.

“A këpute mish”, i ka shkruar Aleksia.

“Mish viçi”, ia ka kthyer ai.

Mesa duket Aleksia hedh “hije” dyshimi për t’i treguar të gjithëve se ata janë bashkë dhe të lumtur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com