Bearti thyen heshtjen! Flet për herë të parë për ndarjen nga Tea
Tea dhe Bearti janë një nga çiftet më të komentuar të shoëbizzit për shkak të mënyrës si u krijua lidhja e tyre.
Së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë.
Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.
Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.
Për “Express Rozë”, Bearti ka konfirmuar ndarjen publikisht, duke u përgjigjur:
“Po, është e vërtetë”, por s’ka treguar asnjë detaj më tepër.