Chiara Ferragni dhe Fedez bëhen prindër për herë të dytë
Chiara Ferragni e Fedez, janë bërë prindër për herë të dytë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe çifti kanë ndarë menjëherë foton e portretit të saj të ëmbël.
Dyshja kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”.
“23 mars 2021. Vittoria jonë”, kanë shkruar Chiara dhe Fedez në postimet e tyre në rrjete sociale.
Pak ditë para ardhjes në jetë të vajzës, dyshja u përfshinë në një debat virtual me ndjekësit e tyre. Shkak u bë një fotografi e Chiarës, në të cilën ajo shfaqej topless duke nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur. Të shumë ishin ata që iu drejtuan blogeres me pyetjen “Si të lë burri të dalësh lakuriq?”, ndaj Chiara gjeti momentin të realizonte një video ku komentonte të gjithë situatën, duke treguar se ishte habitur nga këto kritika.