Sorry, no posts matched your criteria.

Arsimi dhe Ana qenkan në një lidhje

Arsimi, konkurrenti nga Maqedonia, hyri në “Për’puthen” i cili tërhoqi jo vetëm vëmendjen e vajzave, por dhe publikut sepse ishte i vetmi që kishte një fëmijë.

Ai është babai i një djali, i cili jeton në Zvicër dhe madje djali u bë shkak që ai të largohej nga program.

Arsimi u largua nga “Për’puthen” për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai tha se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.

Djalin e tij, Arsimi e prezantoi edhe para disa ditësh në rrjete sociale. Ai publikoi në Instagram një foto të djalit, teksa të gjithë vunë re ngjashmërinë e madhe që ai kishte me të.

Mirëpo, menjëherë pas largimit nga “Për’puthen”, ka marrë vëmendjen postimin i fundit i ish-konkurrentit në InstaStory. Një vajzë i ka bërë një dhuratë kaq domethënëse Arsimit, një unazë që e ka lumturuar shumë.

Ai ka publikuar në InstaStory dorën e tij me unazën në gisht, teksa shkruan:

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi.”

Burime të sigurta kanë treguar se ishte pikërisht Ana që ja dhuroi Arsimit këtë unazë.

Këtë e ka konfirmuar dhe Meridian Ramçaj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com