Meghan Markle doli sërish bllof
Intervista e Meghan dhe Harry-t bëri bujë të madhe mediatike. Shumë të pathëna, bullizim, depresion, mendime për vetëvrasje, rracizëm u floën në këtë intervsitë.
Princ Harry dhe Meghan Markle pretenduan se u martuan në fshehtësi tre ditë para ceremonisë madhështore zyrtare, mirëpo kjo deklaratë u hodh poshtë nga certifikata e tyre e martesës.
Së fundmi është zbuluar për herë të parë certifikata e dasmës së çiftit nga Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm, e cila tregonte se më 19 maj 2018 dyshja u martuan në një ceremoni luksoze në Kalanë Ëindsor.
“Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Ëindsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë”, tregoi ish nëpunësi, Stephen Borton për “The Sun”.