Sinan Hoxha zbulon se kush ja vendosi emrin djalit të tyre
Sinan Hoxha dhe Andrra janë bërë prindër për herë të dytë me një djalë. Lajmin e ka bërë vetë të ditur Andrra me anë të një postimi në Instagram.
Së fundmi është bërë publik emri i vogëlushit. Mesa duket ekskluziviteti i dhënies së këtij lajmi i është lënë vëllait të tij më të madh, i cili me ndihmën e Andrrës padyshim ka publikuar në Instagram një foto me vëllanë e vogël në krah, krahas së cilës shkruan:
“Mirë se erdhe në botë vëllai im i vogël, Ayan”, duke na zbulur kështu emrin e veçantë të bebushit.
Pak orë më parë, Sinani na tregoi se emrin e të voglit e ka përzgjedhur Ansi.
“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së Ansit me të porsalindurin.