Elvisi rrëfehet si kurrë më parë: Kam pasur një fëmijëri të vetmuar…
Elvisi ose siç e njohim të gjithë Loco u largua vetë nga “Për’puthen” për shkak të një postimi që kishtë berë në Instagram, por që nuk u la pa komentuar në studio dhe pati një debat të ashpër me Antonelën.
Ajo që i vuri vulën ishte debati me Arjan Konomin që kaloi në ofendime.
I ftuar në Fitstation me Çenkuela Hasën, ai rrëfeu më shumë për jetën e tij.
“ Nëse ke diçka personale dhe të hidhur në jetën tënde duhet të ngelet ay, nëse del në televizion dhe tregon një histori tënden dhe e zmadhon, mua më duket sikur e gjitha bëhet për mëshirë dhe këtë gjë unë nuk e doja kurrë, të më shohin njerëzit si gjynah” – u shpreh Elvisi.
Në një nga pyetjet e drejtuara Elvisit për fëmijërinë e tij ai u përgjigj duke e cilësuar atë të “vetmuar”
“Një nga fjalët që mund ta përshkruaj fëmijërinë time është disi e vetmuar. Kemi qenë në emigrim qëkur isha 3 vjeç, edhe ne emigrim shkohet për një jetë më të mirë dhe prindërit shkonin në punë, unë më shumë kam ndenjur me fëmijët e lagjes se me familjen. Ka anën e vet negative kjo gjë por nga ana tjetër të mëson t’ja dalësh vetëm”- tha Elvisi
Pas largimit të konkurrentit nga Për’puthen është komentuar jo pak afrimi i Sindit me Atdheun.
Kujtojmë që Sindi ka qenë një nga vajzat që Loco ka shprehur publikisht pëlqimin në televizion, ai ka folur për marrëdhënien që ka me Sindin pas daljes nga emisioni duke treguar dhe se si e sheh dyshen Sindi-Atdhe
“Pse jo, mund të kemi diçka edhe pas daljes së Sindit, nuk është se u shkëputëm aty, dhe ajo ndarja që patëm në studio ishte emocionale sepse ishte i vetmi person që më mbante aty. Puna e Atdheut me Sindit është diçka miqësore. Dihet botërisht që unë me Atdheun kam miqësi dhe jemi të afërt, dhe tek meshkuj si unë me dhe Atdheu nuk do guxonte kurrë të hynte një femër dhe nëse ne mbajmë një femër të dy, e mbajmë për hir të pëlqimit jo për të bërë tjetrin xheloz, pra nëse është në njohje me mua Sindi nuk do guxonte Atdheu të ndërhynte dhe e kundërta”- u shpreh Loco.