“Më mirë të më komandojë gruaja se të tjerët”, ja çfarë thotë Gold Ag
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Gold Ag tha se nuk e lejon gruan e tij të punojë, por kjo u keqinterpretua nga të gjithë dhe aludime të shumta nisën.
Mirëpo, Gold Ag ka vendosur ta sqarojë gjithë këtë situatë të zymtë të krijuar.
Së fundmi,në një intervistë për “Glamour Zonë” në Rtv Ora, Gold Ag tregoi versionin e vërtetë të kësaj deklarate.
Ester Bylyku: A je ti ai që merr vendimet në familje? Ti vendos për gruan tënde?
Gold Ag: Kohën kur unë e ndalova të punonte ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte dëshirën për të punuar, ndërsa unë kisha frikë se mos infektohej. Kisha frikë të dyanshme, se mbase i ndodhte diçka e keqe edhe gruas edhe fëmijës. Edhe nëse ajo ka gabim për diçka unë nuk e ndaloj, thjesht i them që ka gabim. Unë i marr mendim për shumë gjëra, edhe përpara se të dali ndonjë këngë e re pyes rrethin tim, por i marr mendim edhe asaj. Pse mos ta pyes komandantin? (qesh)
Ester Bylyku: Portalet thonë: ‘Goldi ndalon gruan’, kurse ti thua ‘Më komandon gruaja’…
Gold Ag: Ku ka më mirë. Më mirë të të komandojë gruaja se të tjerë. (qesh)