Atdheu sqaron njëherë e mirë situatën me Antonelën dhe Shqipen
Atdheu, ish konkurrent i “Për’puthen” u largua nga program për shkak të një debate midis tij, Locos dhe Antonelës.
Gjithçka nisi nga një postim i Locos dhe ripostuar nga Atdheu. Aty situata agravoi dhe Antonela shpërtheu në akuza ndaj Atdheut. Madje ajo tha që ky i fundit i ka gjuajtur me karrige në fytyrë Shqipes.
Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundm për “Prive”, djali nga Kosova ka sqaruar të gjitha sherret e tij me dy vajzat në fjalë. Ai u shpreh se Antonela është një vajzë shumë e mirë jashtë programit, por sapo hyn në studio transformohet.
“Unë nuk doja t’i nxirrja të palarat Antonelës se nëse e njeh atë jashtë emisionit është shumë vajzë e mirë. Por kur futet në emision i ndryshon personaliteti komplet nuk e di se çfarë ndodh me të. Jashtë emisionit Antonela është në gjendje të të falë zemrën, si person është i mirë”, tha Atdheu.
Ai tha se nuk ka komunikuar me Antonelën pas debatit, por nuk përjashton mundësinë që pas përfundimit të emisionit të mbeten miq. Atdheu tregoi se nuk ishte Antonela arsyeja e largimit nga emisioni, sepse ai kishte bërë kërkesë për largim para 2 muajsh.
Ndërsa sa i përket përplasjes me Shqipen, ai tha se ka qenë e gjitha një keqkuptim.
“Shqipen e kam pasur shumë shoqe, para se të ndodhte ajo ngjarja. Kam pasur shumë repsekt për të, sepse ua fikte llambat dhe ua ndizte kur donte. Ka qenë e gjitha keqkuptim me Shqipen. Nuk e kam pasur direkt me të dhe Shqipja vetë më ka thënë që se kam pasur me ty. Ndodhi një keqkuptim dhe nuk kemi pasur kohë të sqarohemi. E kam parë në një emision deklaratën që ka bërë dhe më kishte ofenduar, por unë s’dua t’ja kthej me të njëjtën monedhë. Mua më akuzuan që e kam gjuajtur Shqipen në surrat me karrige, por ajo është gjëja e fundit në botë që mund t’i bëj unë një femre. Është e vërtetë që e gjuajta karrigen, por në nerva e sipër e gjuajta në skenë, jo direkt për Shqipen. Atë pjesën e ofendimeve është e vërtetë, sepse unë nuk i gjuaj dikujt për të shfryrë nervat, thjesht shaj dhe e humbas kontrollin. Edhe ajo më shau mua me deklaratën që bëri në një emision në Top Channel, kështu që jemi 1 me 1. Unë nuk i kam shpallur luftë dhe besoj se do ndalet me kaq”, tha Atdheu.