Sorry, no posts matched your criteria.

Nuk e imagjinoni dot se sa orë mori realizimi i fustanit të Dua Lipës

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare, ka fituar çmimin Grammy në vitin 2021 për albumin më të mirë vokal të popit,  ndërkohë në vitin 2019 u shpall artistja e re më e mirë.

Nuk kishte së të mungonte mbështetja që të gjithë i bënë Dua Lipës, përfshirë këtu dhe i dashuri i saj që i bëri një festë surprizë.

Ajo që na ra në sy përvecc shkëlqimit të Duas, ishte dhe fustani i saj me kristale. Kjo paraqitje e veçantë e artistes shqiptare mbante markën e ‘Versace’, duke qenë se punon prej vitesh me të. Për të realizuar fustanin rrjetë të Lipës me kristale është bërë një punë kolosale dhe kjo u zbulua nga stilistja italiane, Donatella Versace. Ajo ka ndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregon se ka punuar 1500 orë për të dhe se fustani përmban 55 mijë kristale.

“Ky fustan i ateliesë Versace mori 1500 orë për tu bërë dhe është i tëri i mbuluar me 55 mijë kristale”, tregoi Donatella.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com