Sorry, no posts matched your criteria.

Floriana Garo tregon më shumë për jetën e saj

Floriana Garo rikthehet në ekran mbas shumë vitesh mungesë. Ajo dha një intervistë për emisionin “Abc e Pasdites”, ku foli se si vendosi të merrej me politikë. Moderatorja tregoi se postin si zëdhënese ia sugjeroi kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë një komunikimi që patën së bashku. Floriana tha se edhe nëse Partia Demokratike humbet, ajo do të vazhdojë rrugëtimin në politikë.

Sigurisht që nuk munguan as pyetjet nga jeta private, për të cilën moderatorja nuk parapëlqen të prononcohet shumë. Floriana zbuloi se me bashkëshortin është njohur në Portofino prandaj dhe kënga e tyre e preferuar është “I found my love in Portofino”.

Në fund Floriana hodhi poshtë edhe thashethemet për një shtatzëni të mundshme, duke u shprehur: “Më tha dikush mos je shtatzanë, por nuk jam shtatzanë. Megjithatë nuk e anashkalojmë mundësinë në të ardhmen”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com