“Bad Rosita”, kënga më e re e Rinës
Këngëtarja e famshme, Rina Balaj ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Bad Rosita”, e cila ka ardhur me videoklip ku duket tepër tërheqëse dhe provokuese.
Ajo ka veshur një fustan të kuq, të shkurtër dhe me xixa, ku ndriçon e gjitha.
Producimi i këngës është bërë nga Jaemally Beatz dhe Çelik Lipa, kurse prapa projektit qëndron edhe menaxheri i disa prej artistëve shqiptarë, Jetmir Agaj.
Rina edhe këtë herë ka arritur të shfaqet unike, siç edhe kishte paralajmëruar prej shumë kohësh.