Mbas kaq kohësh, Bora nuk i rezistoi më dhe poston foto me Donaldin
Moderatorja e njohur, Bora Zemani ësht përfolur shumë për lidhjen me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Midis çiftit ka pasur një ndarje të vogël, por prej shumë kohësh janë rikthyer së bashku duke shijuar romancën e tyre.
Si çdo marrëdhënie dhe ata kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre.
Ka qenë Bora ajo e cila ka ndarë disa momente pranë dashurisë së saj të jetës.
“Kështu apo kështu?”, ka shkruar Bora krah fotove krah për krah më Donaldin. Ne nuk e dimë si do ju pëlqejnë juve më shumë, por pas këtyre pamjeve kaq të ëmbla do të kërkoni t’i shihni më shpesh bashkë, ndonëse vetë ata nuk ndajnë kollaj foto me ndjekësit.