Një foto tepër e bukur midis Botës dhe Zërit, fëmijëve të Elitës dhe Gjikos
Vetëm disa ditë më parë, Elita Rudi është bërë nënë për herë të dytë, por kësaj rradhe nënë e një vajze.
Çifti bëri të ditur që vajza quhet Bota, pa lënë pa përmendur fjalin e tyre Zëri, ku siç mund të duket të dy kanë emra shumë të veçantë.
Menjëherë pas lindjes Elita i hapi një profil në Instagram Botës, siç e do tradita e çdo personazhi të famshëm që bëhet me fëmijë. Sot moderatorja ka postuar foton e parë të Botës me të vëllain, Zërin duke ia ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithë ndjekësve.
Zëri shfaqet duke i qëndruar pranë të motrës dhe duket shumë i lumtur që është bërë me një shoqe. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur fëmija i parë bëhet xheloz pasi vëmendjen e merr më i vogli, me Zërin nuk ndodh kështu. Ai që tani është shoku më i ngushtë i Botës.