Sorry, no posts matched your criteria.

Elisabetta Franchi e prezanton Marinën para italianëve si përfaqësuese e bukurisë shqiptare


Marina Vjollca është një prej emrave më të suksesshëm të ekranit shqiptar. Prej muajsh është ambasadore e brandit “Elisabetta Franchi” dhe është kthyer në imazh të markës së saj.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shkëputur disa momente nga takimi I fundit me Elisabetta Franchin, ku stilistja tregon se zgjodhi Marinën pasi është si një barbie.

“Sot dua t’iu prezantoj Marinën që siç e shikoni është një vajzë shumë e bukur. Ajo është nga Shqipëria, ne jemi fqinj. Unë doja të zgjidhja një vajzës shqiptare sepse doja që marka ime të prezantohej edhe për vajzat atje, jo vetëm për ato që jetojnë në Itali. Dhe zgjodha Marinën që është si një barbie”, ka thënë Elisabetta.


Siç dhe mund ta shohim moderatorja dukej shumë e entuziasmuar dhe e nderuar që është përkrah Elisabetta Franchit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com