Probleme me rënien e flokëve? Ja disa këshilla efikase
Me ardhjen e vjeshtës të gjithëve na shtohet shqetësimi i rënies së flokëve. Si meshkujt ashtu dhe femrat nisin të kujdesen më shumë për flokët e tyre, duke qenë se përgjatë ndryshimit të stinëve, rënia e tyre shtohet. Me poshtë po ju tregojmë disa nga kujdeset që duhet të tregoni për flokun tuaj.
Maskat
Është e rëndësishme që përgjatë kësaj periudhe të aplikoni më shpesh maska. E kemi fjalën për maska në kushte shtëpie, që do t’ju lehtësojnë problemet që keni me flokët. Më poshtë po ju japim veç njërën prej tyre. Ju nevojitet: një gjysmë banane, një e verdhë veze, një lugë çaji me mjaltë organik dhe një gjysmë gotë birre. Pastaj, përzieni të gjithë përbërësit deri sa të merrni një masë homogjene, pasi e vendosni në të gjitha pikat ku mungesa e flokëve është më e dukshme dhe e lini të punojë për rreth dy orë dhe pastaj ju mund ta lani atë me produktet e zakonshme. Ju menjëherë mund të vëreni se flokët tuaj do të jenë shumë më të trashë.
[rml_read_more]
Ushqimet
Shumë e rëndësishme është edhe dieta ushqimore. Ndonëse duket sikur nuk kanë shumë lidhje, në fakt në rënien e flokëve ndikon dhe ushqimi që ju zgjidhni të përdorni. Më poshtë po ju listojmë disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë.
1-Veza
2-Fiqtë
3-Farat e lirit
4-Farat e kungullit
5-Frutat e pyllit
6-Perimet e gjelbra
Aktiviteti fizik
Një rëndësie të veçantë duhet ti kushtoni edhe aktivitetit fizikë përgjatë kësaj periudhe. Nëse koha juaj është e kufizuar edhe një ecje rreth një orë do t’ju ndihmojë për organizmin, por edhe për flokët. Kujdes mos anashkaloni sportin që do të jetë një nga aleatët më të fortë.
Larja
Tashmë e dimë që flokut nuk i bën mirë larja e shpeshtë. Dy deri në tre herë në javë është e mjaftueshme për të mirëmbajtur flokun tuaj. Kujdes në tharjen e tyre, përpiquni të shmangni sa më shumë nxehtësinë, por edhe peshqirët. Do të ishte mirë që flokët tuaj ti thani me një copë të pastër pambuku për të ruajtur sa më shumë forcën e tyre.
Kujdes nga “kurat”
Të shumtë janë produktet që blejmë për të ndihmuar flokun tonë. Këshilla jonë është që fillimisht të provoni produktet bio, pasi do të forcojnë flokun tuaj. Nëse e shihni të nevojshme bëni një konsultë me mjekun, por kujdes mos merrni produktet komerciale për të përdorur.