Sorry, no posts matched your criteria.

30-vjetori i Kendall Jenner, mes festës me familjen dhe fotove nudo

30-vjetori festohet vetëm 1 herë në jetë, prandaj dhe Kendall Jenner vendosi ta bëjë në mënyrën më të mirë atë.

Supermodelja amerikane ka mbledhur njerëzit e saj më të afërt, motrat, mamanë dhe çiftin e famshëm Justin dhe Hailey Bieber, për një “arratisje” në ishullin magjik Mustique të Karaibeve. Kendall, e cila sigurisht u bë protagoniste e festës së saj ishte kujdesur për çdo detaj në mënyrë perfekte.

“Uroj që vitet në vijim të të falin dashurinë dhe mirësjelljen që ti ua fal të tjerëve me shumicë. Të dua më shumë nga sa mund të kuptosh.” – ishte urimi i Kim Kardashian.

“Për motrën time të vogël, vajzën time gjithmonë, gëzuar 30-vjetorin! Nuk mund ta besoj që tashmë je 30 vjeç, duket e pamundur, por ja ku je këtu solare, e vetëdijshme dhe më e bukur se kurrë!” – shkruan motra tjetër, Khloe Kardashian.

Ndërkohë, më e madhja ndër motrat, Kourtney shkruan:
“Kenny, dashuria ime. Mbretëresha e botës. Nuk mund ta besoj që je 30 vjeç. Të uroj dashuri e të qeshura përherë.”

Sigurisht që ndër urimet më emocionuese nuk mund të mungonte ai i mamasë Kriss Jenner.

“Kenny, që nga momenti që erdhe në jetë më ke vjedhur zemrën. Ke pasur gjithmonë një forcë të qetë, një paqe të brendshme dhe një besim të rrallë në vetvete.” – shprehet Kriss mes emocionesh.

Gjithçka që grupi kaloi në ishullin ekskluziv Mustique u “dokumentua” me foto e video në profilet e personazheve në rrjetet sociale. Ecje në bregun e mrekullueshëm të Karaibeve, xhiro me varkë, rutinat e bukurisë dhe darkat zbathur në plazh ishin vetëm disa nga momentet e këtyre ditëve.

Sigurisht që nuk mund të mungonte “pasarela” e rrobave të banjove të motrave Kardashian-Jenner dhe miqve, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve janë fotot e Kendall, fillimisht topless, e më pas plotësisht nudo e ulur në breg të detit, duke vëzhguar horizontin. Kujtojmë se Kendall Jenner është një ndër modelet më të famshme në botë aktualisht. Ajo u rrit nën prozhektorët e serialit “Keeping Up With the Kardashians”, por arriti të ndërtojë karrierën e saj fillimisht si modele, e më pas si sipërmarrëse, çka e ka renditur atë ndër më të pasurat në botë, në raport me moshataret e veta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com