2025-sa viti i divorceve.
Sigurisht që viti 2025 sapo ka nisur, por nuk do t’a besoni numrin e ndarjeve e personazheve famshëm, që nga lumturisht të martuar përfunduan “single”. Në vitin që lamë pas disa çifteve të dashur për publikun si, Page DeSorb dhe Carig Conver, Zoe Kravitz dhe Channing Tatum , Megan Fox dhe Machine Gun Kelly, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck… i dhanë fund lidhjeve të tyre por mesa duket lista po shtohet akoma edhe më shumë.
Le të futemi në temë. Këtu janë disa nga çiftet që vendosën të ndajnë “rrugët” në 2025 ndonëse kishin shumë vite të martuar ose që bashkëjetonin.
Brandon Routh dhe Courtney Ford, pas 17 vitesh martesë.
Aktorët e DC’s Legends of Tomorrow Brandon dhe Courtney, bën kërkesë për divorc, sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ. Të dy më vonë dhanë një deklaratë të përbashkët në Instagram, duke shkruar: “Pas 21 vitesh bashkë dhe 17 vitesh martesë, ne kemi vendosur të nisim një rrugëtim të ri dhe të fillojmë këtë kapitull tjetër të jëtës si shokë dhe bashkëprindër. Tani dhe përgjithmonë, ne do bëjmë “tifo” për njëri-tjetrin ndërsa kalojmë nëpër këtë aventurë të egër të quajtur jetë.
Jessica Alba dhe Cash Warren, pas 16 vitesh martesë.
TMZ raportoi se Jessica dhe Cash u panë pa unazat e tyre të martesës gjatë daljeve të fundit, dhe burimet pranë çiftit, i thanë gazetës se “çifti u nda së fundmi dhe ata po ecin përpara me divorc”. Aktorja dhe producenti ishin të martuar për 16 vjet dhe kanë tre fëmijë së bashku.
Kaia Gerber dhe Austin Butler, pas 3 vitesh lidhje.
Pas disa muajsh thashetheme për ndarje, TMZ më në fund konfirmoi se Kaia dhe Austin ishin ndarë pas vetëm rreth 3 vite lidhje. Sipas gazetës, të dy u ndanë rreth fundit të vitit 2024 dhe marrëdhënia “thjesht u konsumua”.
Jessica Simpson dhe Eric Johnson, pas 10 vitesh martesë.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jessica Simpson ka konfirmuar se është ndarë me bashkëshortin Eric Johnson pas 10 vitesh martesë. Simpson e konfirmoi lajmin për TMZ dhe tha se, ajo dhe Eric tani janë duke u fokusuar në atë që është më e mira për fëmijët e tyre.
Naomi Osaka dhe Cordae, pas 5 vitesh lidhje.
Naomi shkroi në Instagram Stories për të njoftuar se ajo dhe Cordae ishin ndarë pas 5 vitesh së bashku, duke theksuar se nuk ka “gjak të keq” mes saj dhe reperit, me të cilin ka një vajzë. “Ai është një person i mrekullueshëm dhe një baba i mrekullueshëm”, shkroi ylli i tenisit në një deklaratë. “Sinqerisht jam shumë e lumtur që rrugët tona u kryqëzuan sepse vajza ime është bekimi im më i madh.”