2025 – Fuqizimi i grave dhe rritja e bashkëpunimit në “Global Woman Club Diaspora”
Viti 2025 ka qenë një vit plot mundësi dhe arritje për “Global Woman Club Diaspora”. Ky vit nuk ishte vetëm një periudhë e mbushur me projekte, por edhe një hap i rëndësishëm në udhëtimin tonë drejt krijimit të një rrjeti të fuqishëm që mbështet dhe ndihmon gratë në çdo hap të zhvillimit të tyre. Ky është vetëm fillimi i një periudhe të re, ku gratë do të kenë mundësi më të mëdha për të udhëhequr, për të ndihmuar njëra-tjetrën dhe për të ndërtuar ekonomi e karriera të qëndrueshme.
Çfarë kemi arritur në 2025-ën?
Ky vit ka sjellë shumë mundësi, duke përfshirë projekte si “Just Business”, që ndihmon gratë të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të krijojnë lidhje të rëndësishme. Pjesë e kësaj ka qenë gjithashtu organizimi i eventeve që kanë mundësuar shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e besimit mes grave.
Pse Global Woman Club Diaspora?
Ky rrjet është shumë më tepër se një organizatë, është një komunitet ku gratë gjejnë mundësi për t’u rritur, për t’u mbështetur dhe për ta inspiruar njëra-tjetrën. Siç e themi shpesh: “Suporti dhe dashuria tregohen duke fuqizuar njëra-tjetrën me veprime dhe motivim.” Kjo është ajo që na bën të ndryshëm pasi krijojmë mundësi për çdo grua që ka dëshirë të ecë përpara dhe të zhvillohet.
Vizioni ynë
Në “Global Woman Club Diaspora” ëndërrojmë për një botë ku gratë të jenë të njohura për forcën dhe energjinë që i japin botës. Ne i lidhim dhe i frymëzojmë ato, duke krijuar mundësi për t’u përfshirë në lidership si dhe për të zhvilluar aftësitë e bizneset e tyre.
Mbyllja e vitit 2025 Një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti do të jetë Darka Gala e 6 dhjetorit, ku do të festojmë të gjitha arritjet tona dhe do të nderojmë ato që kanë kontribuar me pasion dhe angazhim përgjatë vitit. Kjo do të jetë një natë e mbushur me emocione, çmime dhe shumë momente të paharrueshme, një mundësi për të thënë “faleminderit” për mbështetjen dhe besimin që kemi marrë nga të gjithë.
Nga Neraida Biçaku
Drejtore Ekzekutive
Global Woman Club Diaspora & Fondacioni
