Sorry, no posts matched your criteria.

Shtëpia e "Soiree" me Jonida Shehun në ABC këtë të shtunë ishtë shndërruar në një festë të vërtetë karnavalesh dhe serenatash. Të ftuar disa nga organizatorët e Karnavaleve të Korçës dhe këngëtarët e serenatave kanë zbuluar detaje për festën e veçantë që do të pushtojë Korçën më 12 qershor. Një moment shumë emocionues gjatë mbrëmjes ishte kur Zamira Kita dhe Mateus Frroku bënë homazh për regjisorin e ndjerë Naum Tërova, i cili për vite me radhë ka konceptuar Karnvalaet e Korçës. Me poezinë e Dritëro Agollit të intepretuar në Soiree “Këtu s’do jem”, Mateusi dhe Zamiria i kanë përlotur të gjithë. “Ka qenë një krijues i serenatave, ka shkruar tekste të serenatave. Përveçse ka bërë shumë këngë me tekst dhe muzikë, ai ka kënduar vetë, luante në kitarë shumë bukur. Ka qenë një ndër këngëtarët më të rëndësishëm të korit “Lira” që ne kemi sot. Një personalitet që do të na mungojë”, është shprehur Zamira Kita. Aktori dhe regjisori i njohur korçar Naum Tërova ka ndërruar jetë nga Covid-19 në muajin shkurt të këtij viti. Tërova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.  

Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku fitoi vendin e tretë. I ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, ai tregoi më tepër nga jeta e tij personale dhe se si arriti deri këtu. Këngëtari i talentuar ka treguar se nëse nuk do t’i hynte rrugës së muzikës, do të dëshironte të bëhej mësues frëngjishtje dhe kjo aspak një zgjedhje rastësore. “Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike. Unë kam patur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do bëhem mesues dhe do ju tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë.Ai ishte një mësues i pakuptueshëm. Një gabim të vogël bëja unë matematikë, se isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, ka treguar Gjon’s Tears. Ai ka shtuar se

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com