Sorry, no posts matched your criteria.

14 vite pa Tanin, Lori dhe Sara kujtojnë të atin përmes postimeve prekëse

Dritan Hoxha ditën e sotme mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. “Tani i Topit” sic edhe e njihnin të gjithë ishte një ndër personazhet më të dashur dhe të suksesshëm të medias në Shqipëri, një punë të cilën sot e vazhdojnë Lori dhe Sara Hoxha. Vajzat e tij e kanë kujtuar ditën e sotme me anë të postimeve të tyre në rrjetin social Instagram.

Lori Hoxha ka zgjedhur foton e një fluture të cilën e ka postuar në Instastory. Flutura simbolizon shpirtin e një njeriu që nuk jeton më e mesa duket shpirti i të atit ka ardhur pranë saj. Pavarësisht të gjithave ajo e ndjen se babai është gjithmonë pranë saj.

Ndërsa Sara Hoxha e ka kujtuar të atin me videon ku duket djali i Sarës i cili mban në prehër një beb.

“Këtë javë kemi menduar shumë për ty babi. Shpresoj ta dish se zemra ime është plot dhe do ta kishe dashur shumë familjen tënde”, ka shkruar Sara.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com