10 personazhet që shkëlqyen në tapetin e kuq të Met Gala 2022
Met Gala është një mbrëmje e cila konsiderohet si festa e vitit ose nata më e madhe e modës.
“Në Amerikë: Një Antologji e Modës” ishte tema e këtij viti. Artistët veshën gjithçka që lidhej me vitet 1870-1890.
“Harper’s Bazaar” ka renditur 10 personat e veshur më bukur në eventin më të komentuar të momentit. Mes emrave që shkëlqyen në tapetin e kuq renditen: Blake Lively me “Versace”, Kim Kardashian me “Jean Louis”, Jessica Chastain me Gucci etj.
Aktorja amerikane Blake Lively ishte mbretëresha e mbrëmjes me një fustan që u transformua gjatë kalimit në tapetin e kuq. Turma brohoriti kur nga një fustan i mbledhur në ngjyrë rozë me shkëlqim metalik, doli një bisht që i la pa fjalë të gjithë.
Për më shumë ndiqni videon me 10 figurat që shkëlqyen në Met Gala 2022.