
Vëmendje, gratë (mbi 50 vjeç) të mblidhen këtu…
Grimi për gratë mbi 50 vjeç është shumë specifik. Cdo produkt është duhet të qëndrojë mirë në lëkurë që ai të duket i pastër, i rregullt dhe mbi të gjitha mos të nxjerrë në pah imperfeksionet që gratë kanë në lëkurën e tyre.
Në një artikull të Vogue ju do të mësoni hapat që duhet të ndjekim për një grim sa më perfekt në këtë moshë.
Hapi i parë
Përgatite lëkurën…
“Unë mendoj se përgatitja e lëkurës me hidratues të ndryshëm është më e rëndësishme” thotë artistja e makijazhit Lisa Aharon. Për gratë mbi 50 vjeç, “përqendrimi im është të hidratoj dhe zbus lëkurën sa më shumë që të jetë e mundur,” shton ajo. “Shpesh filloj me një maskë ose serum pasi ajo e lejon produktin të depërtoj më thellë. Pastaj zakonisht masazhoj një krem më të rëndë ose vaj, ose aplikoj një maskë që mund të lihet nën makijazh për të siguruar një shkëlqim të shëndetshëm.”
Hapi dytë
Primer
Primer-i i duhur mund të ndihmojë në zbehjen e linjave të imta dhe poreve, si dhe në zgjatjen e qëndrueshmërisë së makjazhit tuaj,” thotë Aharon. Ajo rekomandon të aplikoni një shtresë të hollë primer-i pas produkteve të kujdesit të lëkurës, duke i lënë të qëndrojnë për pak minuta para se të aplikoni fondatinën.

Hapi tretë
Concealer
Concealer-at më të mirë për gratë mbi 50 vjeç janë ata që përmbajnë përbërës hidratuese dhe aktive, siç janë peptidët, për përfitime anti-plakje. Kur bëhet fjalë për aplikimin, një qasje delikate është e rëndësishme. “Për zonën e ndjeshme nën sy, gjithmonë më pak është më shumë,” thotë artistja e grimit të njohur Azra Red, e cila punon me Isabella Rossellini. “Hidratimi i duhur është thelbësor, prandaj filloni me një krem hidratues për sy dhe përfshini maska për sytë në rutinën tuaj”.
Hapi i katërt
Makeup Base
“Sa më e pjekur të jesh, aq më pak e rëndë duhet të jetë makeup yt”, thotë Rose-Marie Sëift, artiste grimi dhe themeluesja e RMS Beauty. “Grimi i rëndë i aplikuar në lëkurën e plakur vetëm sa thekson cilësinë e lëkurës. Sa më i hollë të jetë baza dhe sa më të lagësht të jetë, aq më mirë do të duket.”
Hapi i pestë
Rimeli i duhur
“Më pëlqen të punoj shumë me qerpikët për gratë mbi 50 vjeç,” thotë Sëift. “Preferenca ime mbetet gjithmonë është maskara e zezë. Ndërsa plakemi, e zeza i jep shumë më shumë shkëlqim syve. Maskara ngjyrë kafe mund t’i bëjë sytë të duken të lodhur dhe madje pak të verdhë.”

Hapi i gjashtë
Vetulla perfekte
“Më pëlqen të kthehem në ngjyrën e origjinës suaj. Kontrasti shton ndriçim dhe hap kornizën e fytyrës suaj”.
Hapi i shtatë
Prekja finale
Pudra gjithashtu mund të shtojë një prekje të pastër finale, nëse aplikohet me kujdes. “Një pudër e lehtë në qendër të fytyrës mund t’ju lërë me një “finish” të bukur,” thotë Aharon.
Hapi i tetë
Buzë perfekte
Për gratë mbi 50 vjeç, sekreti për buzë të bukura është mbajtja e tyre të hidratuara”, thotë Red.
