Sorry, no posts matched your criteria.

“Vajza më thotë të martohem sërish” – Kim Kardashian flet për marrëdhënien toksike me Kanyen dhe dashurinë

Kim Kardashian nuk ka ngurruar së fundmi të flasë për jetën e saj sentimentale, që pas divorcit nga artisti Kanye West.

44-vjeçarja ka qenë e ftuar në episodin e radhës të podcastit të famshëm “Call Her Daddy”, ku ka rrëfyer edhe për anën “toksike” të marrëdhënies me reperin.

“Në fakt unë kam një problem, kujtoj vetëm gjërat e mira. Jam një njeri që fal, por që pas divorcit nuk kam krijuar një marrëdhënie të ngjashme toksike. Mendoj se kur kalojnë vitet nuk mund t’i tolerosh disa budallallëqe. Nuk ke kohë për to.” – shprehet Kim Kardashian.

Kujtojmë se divorci mes Kim dhe Kanye u finalizua në nëntor të vitit 2022, një ndarje e çiftit që u bashkua që në vitin 2014. Pas divorcit, e vetmja marrëdhënie serioze që ka pasur Kim ka qenë me komedianin Pete Davidson.

Duke ju rikthyer periudhës së kaluar me West, ajo shprehet se nuk mund të pendohet për çka ka kaluar.

“Një marrëdhënie prej një dekade, nga e cila kanë lindur 4 fëmijë nuk mund të quhet një dështim!” – rrëfeu themeluesja e SKIMS, duke kaluar edhe në detajin që sipas asaj ishte pika kulmore që theu marrëdhënien: reperi që publikisht kritikoi Kris Jenner dhe motrat Kardashian, por edhe të mosndjerit e sigurt.

“Nuk ndihesha e sigurt, jo vetëm emocionalisht, por as fizikisht mbase, apo financiarisht. Ka ndodhur të jem kthyer në shtëpi dhe të gjitha Lamborghinit tona të mos ishin më. Kur pyesja se ku ishte makina ime e re, më informonin se të gjitha i ishin shpërndarë shokëve të Kanyes!” – shprehet më e famshmja e motrave Kardashian.

“Nuk dija se çfarë më priste kur do të zgjohedha në mëngjes.” – shton ajo në mbyllje të këtij diskutimi, si për të shprehur gjithë pasigurinë në të cilën kishte shkuar marrëdhënia 10-vjeçare.

Ajo në fund të intervistës shton edhe se është nën “presion” nga vajza e madhe North West, e cila i thotë se ka ardhur koha që ajo të martohet sërish.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com