Sorry, no posts matched your criteria.

Ujërat e Venezias ngjyrosen me jeshile, fajin e ka… Greta Thunberg!

Qyteti i Venezias u zgjua sot me një njollë të madhe jeshile që shkëlqente mbi ujërat e saj në Canal Grande, në zonën e urës së Rialtos.

Ky fenomen që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të zonës por edhe të turistëve, u sinjalizua nga zjarrfikësit, të cilët menjëherë ndërhynë për të analizuar përbërjen e lëndës së hedhur në ujë. Analiza e lëndës me ngjyrë vazhdoi për orë të tëra, për të kuptuar nëse përmbante kimikate të rrezikshme për njerëzit aty pranë.

Pas sinjalizimit, perimetri u rrethua edhe nga forcat e policisë që nisën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur, por mesa duket gjithçka kishte të bënte me iniciativën e grupit ambientalist “Extinction Rebellion”, në prezencë të aktivistes suedeze Greta Thunberg.

Ky grupim që organizoi protesta paralele në 10 qytete italiane, përdori në Venezia fluoresceinë, një kripë e natriumi të padëmshme, që zakonsiht përdoret për monitoriminin e rrjedhjes së ujit në lumenj nga speleologët apo zhytësit detarë. Sipas aktivistëve, qëllimi i këtij veprimi ishte nxjerrja në pah e vendeve të prekura nga kriza klimatike dhe ndotja, si dhe të lançonin sloganin “ndalni vrasjen e klimës”.

Në Venezia, forcat e policisë identifikuan disa persona dhe sekuestruan disa instrumente muzikore si dhe një banderolë të përdorura gjatë aktit. Sipas autoriteteve, lënda e hedhur në ujërat e qytetit nuk përbën asnjë rrezik për lundrimin, ama kontrollet do të vazhdojnë për analiza specifike.

Ky aksion i koordinuar i grupimit “Extinction Rebellion” dhe Greta Thunberg u shtri në liqenet e lumenjtë e disa qyteteve italiane si Torino, Bologna, Parma, Milano, Taranto, Padova, Genova etj. Këto akte u cilësuan vandale nga autoritetet, si gjeste që nuk e ndihmojnë ambientin por e dëmtojnë atë dhe shkaktojnë kaos.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com