Trekëndëshi Mevlani-Antonela-Ledjana/Çfarë po ndodh midis tyre?
Dje në “Përputhen Prime”, Ledjana pati një përballje me Mevlanin. Ajo i kërkoi llogari se pse zgjodhi në takim Antonelën dhe jo atë, pasi të dyja e kishin zgjedhur në një takim jashtë studios.
Pas një debati të ashpër, Ledjana tha se nuk dua të jem më pjesë e kësaj tresheje.
Ajo që na çuditi dhe nuk pritej ishte reagimi i Antonelës. Mesa duket ka bërë një hap pas duke thënë se për momentin do të tërhiqej për të parë si do eci e gjithë ngjarja.
Antonela u ndje e fyer nga kjo përballje sepse ju duk vetja sikur ishte ajo që ndërhyri midis “çiftit”.
Gjithsesi mbetet të shohim çdo ndodhi në vazhdim me këtë treshe kaq të përfolur.