“Too hot to handle” vjen në Shqipëri. Zbuloni beqarët e famshëm që do bëhen pjesë e tij
“Too hot to handle” është një format i cili është krijuar për beqarë të cilët qëndrojnë së bashku për 4 javë duke u argëtuar me sfida nga më të ndryshmet.
Programi i cili është konsideruar sukses ndërkombëtar, do të vijë në SHqipëri në ekranin e Top Channel. Burime për “News 31” kanë treguar se formati i është besuar Olsa Muhametit. Ky program do të na shoqërojë gjatë gjithë verës dhe pritet të jetë një sukses i garantuar.
E kush do të jetë pjesë e formatit?
SIpas “News 31” beqarët më të njohur nga “PërPuthen” por dhe beqarë të tjerë të famshëm do të na shoqërojnë në muajt me diell.